Deklarimi dhe pagesat e tatimeve

Për pajisjen me fjalëkalim, si dhe për rivendosje të tij (në rast harrese) subjekti duhet t’i drejtohet sporteleve të shërbimit të tatimpaguesve pranë DRT-së së juridiksionit. Tatimpaguesi, organizatë jofitimprurëse, dorëzon deklarata vetëm për llojet e tatimeve për të cilët është përgjegjës.

Llojet e deklaratave dhe afatet e dorëzimit të tyre janë:

i) E-SIG 027 është formulari që shërben për deklarimin e punonjësve për herë të parë pas regjistrimit, për marrjen në punë dhe për largimin e tyre. Pas regjistrimit fillestar, çdo tatimpagues duhet të bëjë deklarimin e administratorit dhe të punonjësve duke dorëzuar elektronikisht formularin E-SIG 027.

Kujdes!
■ Dorëzimi i E-SIG 027 për herë të parë (fillimi i aktivitetit)- jo më vonë se 48 orë nga data e regjistrimit në organet tatimore.
■ Dorëzimi i E-SIG 027në vijim (marrje ose largim nga puna)- të paktë 1 ditë kalendarike përpara marrjes në punë dhe jo më vonë se 10 ditë nga data e largimit nga puna të punonjësit.
■ E-SIG 025 është listëpagesa e tatimpaguesit. Ky formular shërben për deklarimin e tre lloje tatimesh: të Sigurimeve Shoqërore, të Sigurimeve Shëndetësore dhe të Ardhurave nga Punësimi për të punësuarit.
Në rastin e OJF-ve, listëpagesa është e përmuajshme.
Dorëzimi i E-SIG 025 – nga data 1-20 të muajit pasardhës.

ii) Formulari i Deklarimit dhe Pagesës së TVSH (nëse OJF është e regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore). Ai plotësohet çdo muaj pasi janë plotësuar më parë librat e shitjes dhe të blerjes, për të gjitha shitjet dhe blerjet e kryera gjatë periudhës tatimore, muajit kalendarik.
Dorëzimi i deklaratës së TVSH-së – nga data 1-14 të muajit pasardhës.

iii) Deklarata e Tatimit mbi Fitimin (nëse OJF është e regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore).
Dorëzimi i deklaratës vjetore e tatimit mbi fitimin bëhet deri në 31 Mars te vitit pasardhës.

iv) Deklarata e Tatimit në Burim (nëse OJF është e regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore) shërben për deklarimin e mbajtjes në burim të tatimit për pagesat e kryera.
Dorëzimi i deklaratës së tatimit në burim – nga data 1-20 të muajit pasardhës, të muajit të kryerjes së pagesës.

Mosrespektimi i afateve ligjore të deklarimit dhe pagesës së tatimeve për të cilat subjekti është përgjegjës, gjeneron penalitete sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Llojet e deklaratave dhe afatet e dorëzimit të tyre janë:

A. E-SIG 027 është formulari që shërben për deklarimin e punonjësve për herë të parë pas regjistrimit, për marrjen në punë dhe për largimin e tyre. Pas regjistrimit fillestar, çdo tatimpagues duhet të bëjë deklarimin e administratorit dhe të punonjësve duke dorëzuar elektronikisht formularin E-SIG 027.

Kujdes!
■ Dorëzimi i E-SIG 027 për herë të parë (fillimi i aktivitetit) – jo më vonë se 48 orë nga data e regjistrimit në organet tatimore.
■ Dorëzimi i E-SIG 027 në vijim (marrje ose largim nga puna) – jo më vonë se 24 orë nga marrja në punë dhe jo më vonë se 10 ditë nga data e largimit nga puna të punonjësit.
■ E- SIG 025 është listëpagesa e tatimpaguesit. Ky formular shërben për deklarimin e tre llojeve të detyrimeve tatimore :
Të Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore,
Të Kontributeve të Sigurimeve Shëndetësore dhe
Të Ardhurave nga Punësimi për punëmarrësit.

Në rastin e Enteve Publike, listëpagesa është e përmuajshme.
Dorëzimi i E-SIG 025 – nga data 1-20 të muajit pasardhës

B. Deklarata e Tatimit në Burim (nëse tatimpaguesi është i regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore) shërben për deklarimin e mbajtjes në burim të tatimit për pagesat e realizuara
■ Dorëzimi i deklaratës së tatimit në burim – nga data 1-20 të muajit pasardhës të muajit të kryerjes së pagesës.

Mosrespektimi i afateve ligjore të deklarimit dhe pagesës së tatimeve për të cilat subjekti është përgjegjës, gjeneron penalitete sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Pagesat dhe afatet për kryerjen e tyre
Për OJF dhe Entet Publike:

Pas deklarimit elektronik në e-filing, për llojet e tatimeve për të cilët është përgjegjës, tatimpaguesi (në rast se ka kryer aktivitet) duhet të bëjë pagesën për detyrimet tatimore të deklaruara.

  • Pagesa kryhet duke gjeneruar urdhër pagesat, menjëherë pas deklarimit.
  • Tatimpaguesi mund t’i paguajë detyrimet tatimore në mënyrë elektronike, nëpërmjet bankave, institucioneve të tjera financiare ose të autorizuara, që kanë lidhur marrëveshje me administratën tatimore, për të pranuar këto pagesa
  • Afatet e pagesës janë të njëjta me ato të deklarimit.
  • Kur afati i fundit për pagesën e detyrimit tatimor bie në ditë pushimi, data e pagesës së tatimit është dita e parë e punës, pas ditës së pushimit.
  • Të gjitha pagesat tatimore kryhen në lekë

Mospagesa në afat e detyrimit tatimor penalizohet sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *