s5-1

Konsulence financiare

  • Analize e projektit – Studio bashkëpunon me cdo Ndërmarje ose Profesionist që dëshëron te hape nje aktivitet te ri. Analizon dhe krahason treguesit e sektoreve të ndryshem si edhe jep mendime ne lidhje me rentabilitetin e projektit.
  • Analize e struktures juridike dhe administrative – Ofron asistencën e saj ne lidhje me përmbushjen e te gjitha procedurave administrative. Duke fiiluar qe nga zgjedhja e regjimit tatimor dhe atij kontabel. Instrukton subjektet ne lidhje me proceduarat e regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të regjistrimit (QKR) , Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Inspektoriatit Shtetëror të Punes si edhe pranë organeve vendore.
  • Studim financiar dhe fiskal per projektin – Studio ofron sherbimin e saj që në fazen e nisjes (start up), duke sugjeruar format me te mira te financimit per aktivitetin e ri si edhe duke bashkepunuar me institucionet financiare gjatë proceduarave te kontraktimit për kredi. Studio ofron mundësine per te berë parashikime mbi termat financiar dhe ekonomik të cilat janë te lidhura ngushte me vijueshmërinë e aktivitetit.
  • Formim i personelit – Mban lidhje të vazhdueshme me Administratorin dhe personelin e administratës së shoqërisë për dhënien e ndihmes profesionale dhe të mendimit ekonomik në dobi të rritjes së efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të dispozitave ligjore.
  • Vleresim per zgjedhjen e menyres me fitimprurese te investimit  – Studjon dhe përpiqet të japë zgjidhje për probleme dhe cështje që dalin gjatë veprimtarisë dhe që i paraqiten nga Administrata e Shoqërise ne lidhje me vleresimin dhe mbarevajtjen e investimit. Analizon strukturën financiare, Bilancin, Pasqyrën e Të Ardhurave Dhe Shpenzimeve si edhe Cash-Flow.
  • Operacione mbi kapitalin – Studio ndjek dhe jep sugjerime në lidhjet me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Ajo bashkëpunon me Studiot më të mira ligjore te Durresit per themelimin e shoqerive , per hartimin i statuteve si edhe kontratave te ndryshme ne lidhje me trasferimet e kuotave.

Per sherbime te tjera vizitoni website-in tone.

te-ardhurat-bruto

Të ardhurat bruto

Të ardhurat bruto, përbëhen nga: Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.

Në të ardhura nga pagat përfshihet:

  • paga bazë;
  • shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm si
    • shtesat për vjetërsi,
    • vështirësi,
    • largësi vendbanimi,
    • natyrë të veçantë pune apo shërbimi,
    • shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore.

Në shpërblime të tjera përfshihen:

  • të gjitha të ardhurat apo shpërblimet që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit.
  • të ardhurat që merr individi në formë shpërblimi nga fondi i veçantë,
  • nga fonde të krijuara me akte të ndryshme ligjore apo statutore të shoqërive, si pagë e 13-të, apo pagesa të ndryshme të kësaj natyre.
  • të ardhura që realizohen nga pjesëmarrja e individit në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse, etj.

Përjashtohen të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose funksionarë të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilët, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërise, në përputhje me konventat ose marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo Qeveria Shqiptare, kanë statusin e diplomatit.

Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.Nuk përfshihet fitimi neto (pas pagimit të tatimit mbi fitimin apo tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël) i personave fizikë tregtarë, pavarësisht nëse këta të fundit janë subjekt i tatimit mbi fitimin apo tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël.

Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.Të ardhura nga qiraja do të konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e tokës, ndërtesave e objekteve të tjera që shërbejnë për banim, aktivitet industrial, tregtar, shërbimi etj., por pa u kufizuar vetëm në to.
Vlera e dhënies me qira të ndërtesës përcaktohet në kontratën e noterizuar të qirasë,sipas legjislacionit të fushës. Në kontratë, veç të tjerave, duhet, detyrimisht, të përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja, në metër katror, dhe vlera mujore e qirasë së objektit.

Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.
Të ardhura nga interesat bankare konsiderohen të gjitha interesat nga llogaritë personale apo të përbashkëta të individëve, në banka ose në institucione të tjera financiare, si dhe të gjitha interesat nga depozitat personale ose të përbashkëta me afat, në formën e llogarisë me afat, çertifikatës së depozitës me afat, kontratës për depozitë me afat, si dhe çdo e ardhur tjetër në formë interesi

Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;

Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit; përfshihen të ardhurat bruto të fitura në llotari apo lojra fati sipas përcaktimit në ligjin “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”

Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
Këto janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzikë apo shkencë, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë, filmat dhe regjistrime te ndryshme për radio apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete, informacion apo proçes teknologjik, lidhur me aktivitete industriale, tregtare apo shkencore.

Fitimi kapital nga dhurimi.
Dhurimi është një kontratë, me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim, palës tjetër një send të caktuar, ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon.

Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;

Të ardhura bruto të tjera.
Në këtë kategori bëjnë pjesë, të gjitha të ardhurat e përfitura të cilat nuk janë listuar më lart.
Shembuj të ardhurash të tilla , janë edhe të ardhurat nga enfiteoza dhe huatë.
Me termin “enfiteozë” do të kuptohet kontrata, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorë dhe të përmirësojë një pasuri të paluajtshme. E ardhur nga enfiteoza konsiderohet, shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë, që i paguhet pronarit të pasurisë së paluajtshme, nga personi që e merr pronën në përdorim.

Vizitoni website-ne tonë për më shumë informacione rreth shërbimeve që ofrojmë.