plani-i-biznesit

Plani i biznesit

Çfarë është plani i biznesit dhe si ta hartojmë atë:

Plani i biznesit është një prej hapave të parë dhe më të rëndësishme gjatë fillimit të një biznesi të ri. Është një mjet i cili shërben për të krahasuar idetë, për të caktuar objektivat, për të planifikuar  të ardhmen e ndërmarrjes dhe për të vlerësuar realizimin dhe zbatueshmërinë e idesë. Përvec kësaj, plani i biznesit është një mjet thelbësor për tërheqjen e fondeve dhe është një dokument dinamik i cili kërkon rishikim të vazhdueshem për të asistuar në monitorimin, matjen e performancës së biznesit dhe rrjedhimisht në mbarëvajtjen e tij. 

Nëse plani do të jetë në përdorim të investitorëve apo huadhënësit, ështe thelbësore të kuptoni objektivat e tyre dhe t’i adresoni këto në plan, në mënyrë që ky i fundit të përmbushë kriteret e tyre të veçanta të investimit ose kreditimit.

Plani i biznesit duhet të jetë lehtësisht i lexueshëm, gjithëpërfshirës, konciz dhe jo kontradiktor. (Për shembull, shifrat e paraqitura në planin e shpenzimeve për pajisjet duhet të përputhen me ato që shfaqen në parashikimet financiare të planit.) Shumë shpesh këto të fundit nuk përputhen dhe plani i biznesit humb rrjedhimisht kredibilitetin. 

Është me rëndesi të identifikohet sa më herët se çfarë duhet të dijë një investitor i ardhshëm për biznesin dhe personat të cilët e drejtojnë atë. Arsyetimi i vendimeve të marra, qartësia dhe kredibiliteti janë jetike në një plan biznesi. 

Plani duhet të jetë i zbatueshëm dhe duhet të bindë investitorët mbi suksesin e biznesit. 
Plani gjithashtu duhet të tregojë se biznesi do të jetë në gjëndje të mbështese sipërmarrësit si dhe çdo kërkesë huamarrje që ata mund të kenë. 

Avantazhet e hartimit të një plan biznesi

Hartimi i një Plani Biznesi ndihmon në: 

  •     Sjelljen e ideve të reja dhe hulumtimin e tyre në një format të strukturuar; 
  •     Vendosjen nëse/ose kur biznesi do të jetë komercialisht i zbatueshëm;
  •     Qartësimin e qëllimit të biznesit dhe prezantimin e tij me partnerë apo investitorë potencial;
  •     Parashikimin e pengesave dhe adresimin paraprak të tyre;
  •     Parashikimi i strategjisë së marketingut; 
  •     Vendosjen e objektivave efektive dhe planeve duke përfshirë shitjet dhe objektivat financiare në mënyrë që performanca e biznesit të jetë vazhdimisht e monitorueshme. 

Çfarë duhet të përmbajë një plan biznesi: 

Titujt e mëposhtëm mbulojnë elementët thelbësorë që duhet të përfshihen në një rend logjik në çdo plan biznesi në mënyrë që të adresojë çështjet më të rëndësishmë që një investitor, bankë apo organizatë financiare do të duhet të sigurohet. 

a.    Tabela e përmbajtjes 
b.    Përmbledhja ekzekutive

Kjo duhet të jetë një përmbledhje e shkurtër e pjesës tjetër të planit dhe duhet të jetë jo më shumë se dy faqe e gjatë. është elementi i parë që një investitor do të lexojë kështu që duhet të jetë i shkruar qartë, duhet të angazhojë lexuesin dhe në mënyrë ideale, të sigurojë që plani do të jetë superior ndaj planeve të tjera të biznesit që një investitor ose huadhënës do të pranojë.

Përmbledhja ekzekutive duhet gjithashtu të përmbajë:

  1.  Detaje mbi produktet apo shërbimet e ofruara; 
  2.  Përmbledhje të tregut të synuar dhe konkurrencës; 
  3.  Shuma e financimit të nevojshëm dhe qëllimi; 
  4.  Shuma e parave të investuara nga sipërmarrësit e biznesit

Qëllimet, objektivat dhe vizioni i një plani biznesi

Investitorët do të duan të informohen mbi motivet dhe vizionin e sipërmarrësve dhe veçanërisht se si ata do ta zhvillojnë më tej biznesin, prandaj është e rëndësishme të merren parasysh pyetjet e mëposhtme: 

  • Cilat janë arsyet e fillimit të këtij biznesi?
  •  Cfarë synojnë të arrijnë sipërmarrësit nëpërmjet lancimit të këtij biznesi? 
  •  Do të plotësojë biznesi apo të zëvëndësojë të ardhurat kryesore të sipërmarrësve të tij? 
  •  Ku do të jetë biznesi në 5 vitet e ardhshme? 

Përcaktimi i vizionit do të ndihmojë në identifikimin e objektivave të qarta dhe sfiduese dhe do të përcaktojë se si këto objektiva do të zbatohen përgjatë evolimit të sipërmarrjes. 

Çfarë duhet të përmbajë plani i biznesit: 

Titujt e mëposhtëm mbulojnë elementët thelbësorë që duhet të përfshihen në një rend logjik në çdo plan biznesi në mënyrë që të adresojë çështjet më të rëndësishmë që një investitor, bankë apo organizatë financiare do të duhet të sigurohet. 

a.    Tabela e përmbajtjes 
b.    Përmbledhja ekzekutive

Kjo duhet të jetë një përmbledhje e shkurtër e pjesës tjetër të planit dhe duhet të jetë jo më shumë se dy faqe e gjatë. është elementi i parë që një investitor do të lexojë kështu që duhet të jetë i shkruar qartë, duhet të angazhojë lexuesin dhe në mënyrë ideale, të sigurojë që plani do të jetë superior ndaj planeve të tjera të biznesit që një investitor ose huadhënës do të pranojë.

Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona klikoni në website-in tonë.